Titulli i pozitës: ASISTENT MENAXHER/E
Departamenti: Hoteli
Raporton te: Drejtori

Funksioni:

ASISTENT MENAXHER/E është përgjegjës/e të ofroj rezultate të larta, të cilat kontribuojnë dhe i atribuohen misionit dhe suksesit të përgjithshëm të hotelit, duke përmbushur objektivat e përformancës së hotelit që fokusohen në ofrimin e kënaqësisë së klientëve, si dhe të ardhurat.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Koordinimi, drejtimi dhe menaxhimi i operacioneve ditore të hotelit
  • Nxit dhe ndihmon stafin të punojnë bashkë dhe të japin më shumë nga vetja e tyre, duke i trajnuar dhe udhëhequr në mënyrë që të arrijnë specializim më të lartë në fushat përkatëse.
  • Promovon në mënyrë të vazhdueshme hotelin si dhe krijon marrëdhënie me kompanitë e fluturimeve, agjencionet, komunitetin lokal, bizneset, dhe klient të ndryshëm, për qëllime profesionale dhe kontraktuese.
  • Vepron si ambasador i kompanisë.
  • Mban takime me ekipin menaxherial për të rritur të ardhurat dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Sigurohet që objektivat dhe misioni i hotelit të përmbushen dhe operacionet e ekzekutuara të jenë në parim me misionin dhe vizionin e hotelit.
  • Sigurohet që secili punëtor të kryej mirë punën për të cilën është përgjegjës
  • Përgatit një raport financiar mujor që shqyrtohet nga drejtori në fund të çdo muaji.
  • Merr pjesë në vendimmarrjen për punësimin dhe shkarkim të punëtoreve
  • Përgjigjet kërkesave dhe procedurave legale dhe administrative të hotelit.
  • Merr pjesë në takime zyrtare dhe jozyrtare sipas kërkesës së drejtorit.
  • Performon detyra tjera në bazë të kërkesës së drejtorit        

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Preciz/e, i/e organizuar dhe i/e shkathtë në punë
  • Multifunksional/e dhe i/e aftë për të punuar në mënyrë efektive nën presion.
  • Shpejtësi në vendimmarrje
  • Pozitiv/e dhe motivues/e
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me klientët
  • Fleksibilitet në orar, sidomos gjatë fillimit
  • Njohje e mirë e Microsoft Office dhe kompjuterit në tërësi

Kualifikimet:                                    

  • Minimum 4 vite përvojë pune si menaxher hoteli, në hotel që ofron shërbim të plotë.
  • Përvojë pune në zingjir hoteli apo Best Western është e preferueshme.
  • Diplomë bachelor ose master në ndonjërën nga këto drejtime: industri e hotelerisë, shërbimit, menaxhim, administrim biznesi, apo ndonjë drejtim tjetër lidhur me këto.
  • Gjuha angleze e domosdoshme; çfarëdo gjuhe tjetër shtesë është e dëshirueshme
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?