Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve,  Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, bën:

Shpallje të Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Titulli i punës:Bashkëpunëtor Administrativ 1
Tarifa e shërbimit:E negociuar
Raporton :Sekretari i Përgjithshëm
Lloji i kontratës:Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta – (MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës:3 muaj me mundësi vazhdimi edhe 3 muaj
Orari i punës:I plotë  
Numri i ekzekutuesve:1( një)
Vendi:Prishtinë

 

Detyrat dhe përgjegjësitë e të angazhuarit për MSHV:

  • Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në një numër të detyrave administrative bazë (nën kontroll të afërt dhe/ose procedura vetë-kontrolluese); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;
  • Merr përgjegjësi specifike, sipas udhëzimeve, për detyra specifike bazë administrative/teknike dhe detyra të personelit; puna verifikohet në mënyrë të përditshme;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, shkrimeve, dokumenteve zyrtare, etj:
  • Merret me çështje të thjeshta administrative sipas kërkesës dhe është përgjegjës për çështje rutinë siç janë porositë telefonike, korrespondenca standard;
  • Ndërlidhet me punonjësit tjerë të nivelit të njëjtë në njësinë organizative brenda institucionit ose me persona të tjerë për shkëmbim të informative;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve rutinë nga menaxherët dhe stafi në lidhje me procedurat teknike ose administrative bazë;
  • Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

 

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësinë për të kuptuar udhëzime të thjeshta gojore dhe të shkruara;
  • Shkathtësi në komunikim, me stafin të të njëjtin nivel brenda institucionit;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);
  • Arsimim i mesëm, pa  përvojë pune ;

 

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: 

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Afati i konkurrimit është prej datës 26/03/2019 deri me date 02/04 /2019 deri në orën 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në Ndërtesën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ose mund të tërhiqen nga web faqja e MIN-së në adresën  http://www.min-rks.net  dhe dorëzohen në adresën: Rr.Bajram Kelmendi–  K1-L1-Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 8:00 – 16:00. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 00381 38 200 69 512.

Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Tuesday April 2nd, 2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?