Climasan ka hapur konkurs pune për pozitën “Depoist”
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Mirëmbajtja e deposë brenda dhe jashtë
- Shkarkimi i mallit nga kamionët transportues dhe vendosja e mallit në depo
- Renditja e artikujve në depo sipas instruksioneve të përgjegjësit
- Përgatitja e mallit sipas porosive ditore përkatëse
- Ngarkimi i mallit deri në mjetin liferues
- Kujdesi i theksuar për mosdëmtimin e mallit nga faktorë të ndryshëm
- Përdorimi i drejtë i mjeteve të punës
- Kontrollimi i gjendjes së deposë në fillim dhe mbarim të orarit të punës
- Pranimi i mallit sipas faturave hyrëse
- Evidentimi dhe raportimi i mungesave apo mallit të dëmtuar tek përgjegjësi
- Dalja e mallit sipas faturave shitëse në dy kopje nga të cilat një arkivohet në vend të sigurt tek depoisti, ndërsa kopja tjetër së bashku me mallin i dorëzohet vozitësit
- Përcjellja vizuele e mallit gjatë pranim/dorëzimit përkatësisht hyrje/daljeve
- Evidentimi dhe raportimi i menjëhershëm i vërejtjeve të bëra gjatë punës tek përgjegjësi
- Përkujdesja për mallin e ekspozuar në depo
- Komunikimi profesional dhe sjellja e dinjitetshme me klientët
- Regjistrimi i deposë një herë në çdo 6 muaj përkatësisht çdo herë kur e kërkon përgjegjësi
- Bartja e uniformës së kompanisë
- Gjatë kryerjes së punëve dhe detyrave të punës do të zbatojë dhe do t’i përmbahet politikave dhe procedurave interne të caktuara nga ana e Menaxhmentit
- Të jetë i besueshëm, i drejtë dhe të ruan me besnikëri interesat dhe informacionet konfidenciale të kompanisë
- Kryen edhe punë dhe detyra të tjera e që ndërlidhen me pozitën
- Për punën e ngarkuar është përgjegjës dhe raporton para Menaxherit të Operacioneve
Kriteret
- Minimumi 2 vitë pervojë pune në pozita të ngjashme
- Preferohet shkollim i lartë
- Të jet i besueshëm dhe i drejtë
- Të jetë i gatshëm të punojë në grup dhe individualisht
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion
- Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për të punuar në orar të ndryshëm
- Të posedojë patentë shofer kategoria B
Të gjithë të interesuarit mund të dergojnë CV në email adresën: info@climasan-ks.com, afati i aplikimit është i hapur deri me datën 05.02.2019.
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.