Land acquisition – Përvetësimi i tokës – përfshin si blerjet e drejtpërdrejta të pronës dhe blerjen e të drejtës së qasjes, siç (janë) p.sh. lehtësimet ose të drejtat e rrugës.Shembujt përfshijnë humbjen e aksesit në të drejtat minerare nën sipërfaqe shtetërore nga minatorët artizanë; humbja e aksesit në bazat e peshkimit detar për shkak të aktiviteteve të projektit; kufizimi i qasjes në burime të vendosura brenda zonave të përjashtimit të përcaktuara nga shteti, të cilat nuk janë blerë nga klienti; dhe ka demonstruar rënie në prodhimet bujqësore, blegtorale, pyjore, gjuetisë dhe peshkimit që rezultojnë nga shqetësimet dhe / ose ndotjet që lidhen me projektin.

Respektimi: i Deklarates Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore.

Respektimi: Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut: Parimet Udhëzuese mbi Zhvendosjen e Brendshme.

Resettlement is considered involuntary – Rivendosja konsiderohet e pavullnetshme -kur personat e prekur apo komunitetet nuk kanë të drejtën të refuzojnë blerjen e tokës ose kufizimet në përdorimin e tokës që rezultojnë në zhvendosje fizike ose ekonomike.


  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet një gjë e tillë nga Drejtori i Njësisë;
  • Ofron këshilla ligjore specifike për Drejtorin e Njësisë
  • Ofron ekspertisë në risistemim;
  • Ofron njohuri specifike për të vlerësuar, përzgjedhur, përshtatur dhe sipas procedurave standarte të risistemimit;
  • Për shkak të kompleksitetit të punëve me aprovimin e Drejtorit të Njësisë mund të kërkoi staf mbështetës (administrativ apo profesionale) në periudha të caktuara;
  • Mbikëqyrë dhe menaxhon stafin mbështetës;
  • Kryerja e inspektimeve;
  • I raporton dhe përgjigjet direkt Drejtorit të Njësisë;
  • Përgatitja e raporteve dhe rekomandimeve me shkrim; dhe të njejtat i’a përcjell drejtorit të Njësisë;
  • Mbikëqyrë dhe monitoron zbatimin e të drejtave dhe lirive të njeriut (në veçanti të drejtën për banim të përshtatshëm-right to adequate housing) në rastin e Blerjes së tokës, Rivendosjes së pavullnetshme dhe Zhvendosjes Ekonomike;
  • Nën mbikëqyrje dhe udhëzime të kohëpaskohshme, në suaza të pavarësisë në punë, përgatit nxjerrjen e konstatimeve dhe rekomandimeve përkatëse në fushën kompetente;
  • Përkujdeset për ruajtjen dhe fshehtësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave që i merr, duke i kushtuar kujdes të veçantë sigurisë së ankuesve, palëve të dëmtuara;
  • Merr pjesë në seminare, vizita, trajnime dhe konferenca, në suaza të trajtimit të çështjeve nga Njësia;
  • Koordinon aktivitetet e palëve / të institucionet dhe personelit të stafit, në fushën specifike;
  • Bënë vlerësimin fillestar të nevojave dhe përcaktimin e nevojave urgjente në fushën kompetente;
  • Monitoron dhe mbikëqyrë procesin e zhvendosjes dhe rivendosjes (rikthimit të jetesës);
  • Mbikëqyrë, këshillonë dhe administronë palët në process: Për pronarët e tokave që përballen me shpronësimin ose perspektivën e shpronësimit,
  • Ofrimi i këshillave ligjore, dhe asistencë pë palët në të gjitha aspektet e procesit duke përfshirë negocimin, ndërmjetësimin;
  • Kryen detyra të tjera të ndërlidhura të caktuara nga Drejtori i Njësisë.
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:


  • Diplomë universitare në shkencat juridike me specializim në fushën e pronës;
  • Minimum përvojë pune 5 (pesë) vjet;
  • Nga 5 (pesë) vitet përvojë, tre (vite) përvojë profesionale dhe me palë;
  • Aftësi dhe shkathtësi në negocim dhe ndërmjetësim;
  • Eksperiencë në fushën e të Drejtave të Njeriut;
  • Njohuri specifike në fushën e legjislacionit dhe atë të konventave evropiane dhe ndërkombëtare;
  • Aftësi planifikuese dhe organizuese;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, internet).

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?