Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e Projekt – propozimeve të OJQ-ve: Në Fushën e Shëndetësisë

Prishtinë: 19.03. 2019

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2019 planifikon që përmes thirrjeve publike të ofrojë mbështetje financiare për implementimin e projekteve të Organizatave Jo-Qeveritare në objektiven strategjike Ruajtja dhe përparimi i shëndetit si dhe objektivat specifike Promovimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës, përmirësimi i shëndetit të kategorive të cenueshme dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor shtëpiak.

Rregullorja MF- Nr- 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në Nenin 8, paragrafi 3.2 parasheh që pjesë e çdo komisioni vlerësues për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve, të pranuara sipas thirrjeve publike duhet të jenë një përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm dhe një përfaqësues nga OJQ.
Ministria e Shëndetësisë fton të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e regjistrit të ekspertëve të jashtëm, të cilët sipas nevojës së MSh-së, do të caktohen në cilësinë e anëtarëve të komisionit vlerësues për projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të për financim përmes fondeve publike.
Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  • Ekspertë të pavarur, të cilët kanë përvojë punë që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve apo fusha të ngjashme.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor.
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politikë, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një letër motivimi
  • Një CV të përditësuar;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: Filloreta.d.gashi@rks-gov.net, deri më 1 Prill 2019. Aplikimin mund të bëhet edhe në kopje fizike të dokumentacionit të kërkuar, në zyrën Nr. 205, Ministria e Shëndetësisë, Rruga e Zagrebit nr. 60/10.000, Republika e Kosovës, Prishtinë.

Ministria e Shëndetësisë pasi të vlerësoj aplikacionet, do të formojë regjistrin e ekspertëve të jashtëm, të cilët do të ftohen sipas nevojës së komisionit vlerësues të MSh-së për projektet propozimet e OJQ-ve.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Monday April 1st, 2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?