Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

  • Përgatitë pasqyrat financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar dhe sipas procedurave të kompanisë dhe bashkëpunon me auditorët e jashtëm gjatë kryerjes së auditimit;
  • Udhëzon stafin e departamentit të financave gjegjësisht Drejtorin Financiar për regjistrimet kontabël dhe implikimet ligjore të transaksioneve;
  • Sigurohet se deklarimet vjetore pranë administratës tatimore si CD, Pasqyrat financiare dhe listat përcjellëse për deklarimin e CD-së janë të azhuruara;
  • Regjistron Librat e TVSH-së në Excel dhe i krahason me regjistrimet ne sistemin financiar;
  • Kontrollon dhe rishikon transaksionet kontabël të regjistruara dhe korigjon ato në rast të gabimeve;
  • Mbajtja e librave ndihmës sipas kërkesave ligjore dhe të Menaxhmentit;
  • Sigurohet se tatimet si TVSH, Tatimi në Burim, Tatimi në Fitim etj. janë llogaritur dhe deklaruar sipas ligjeve në fuqi;
  • Regjistron Pagesat nga Llogaritë Bankare në sistemin financiar dhe sigurohet se janë në përpuethshmëri;
  • Kontrollon dhe rikonsiluon llogaritë bankare në rast të mospërputhjeve;
  • Deklaron listën e pagave;
  • Udhëzon stafin e financave për hapjen e kontove të reja në sistem financiar;
  • Mbikqyrë stafin financiarë sipas kërkesës së menaxhmentit;
  • Mbanë kontakt me zyrtar të ATK-se në rast të kërkesës.

Kërkesat për këtë pozitë:

  • Minimum përvojë 5 vjeçare në kontabilitet;
  • Përvojë në kompani me veprimtari të shitjes me pakicë dhe shumicë, qiradhënies dhe ndërtimtarisë;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të SNRF-ve;
  • Njohuri të shkëlqyeshme te legjislacionit tatimor të Kosovës.

Dërgo CV-në në hr@galeria-ks.com dhe shkruaj pozitën për të cilin aplikoni në titull/subject të emailit

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?