Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

POZITA: Inspektor i shërbimeve publike – një (1) ekzekutues

KOEFICIENTI: 8
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional ORARI I PUNËS: 40 orë në javë PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësi i Sektorit të rendit komunal

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
-Marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve (Ajri, Uji, Dheu, Produktet, Deponitë, etj) në përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret e Komunës;
Mbrojtjen e hapësirave komunale dhe publike nga dëmtimet, keqpërdorimet dhe shfrytëzimet e paautorizuara, sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi;
Marrjen e masave dhe veprimeve përkatëse për të siguruar rendin dhe ligjshmërinë në lëminë e komunikacionit sipas ligjeve dhe rregulloreve te komunës;
Të sigurojë implementimin e ligjeve dhe rregulloreve nga subjektet afariste, dhe inicimin e procedurave kundërvajtëse dhe ushtrimin e fletëparaqitjeve penale;
Parandalimi dhe marrja e masave ndaj kyçjeve të paligjshme, keqpërdorimi apo dëmtimi i infrastrukturës së ndërmarrjeve publike komunale;
Konfiskimi i mallit nga subjektet afariste, shitësit ambulant, në raste kur malli është pa dokumentacion përcjellës, ose vlerësohet si i dëmshëm apo i paligjshëm;
Inspektimin e aktiviteteve qe shkaktojnë çrregullime të përgjithshme në ambient dhe të identifikojë palën përgjegjëse që ka shkaktuar ato;
Të organizojë kontrollime të rastit;
Të kryeje edhe punë tjera të ngjashme të përcaktuara me ligj dhe rregulloret e komunës.

Kushtet:
Diplomë Universitare (Fakulteti teknik, i Mjekësisë, Fakulteti i teknologjisë ushqimore);
Minimum 3 vite përvoje pune profesionale;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Trajnimet në fushat qe mbulohen me përshkrim te detyrave (të dëshiruara);
Shkathtësi dhe aftësi për të ndërtuar raporte kolegiale dhe profesionale.

Data e shpalljes së konkursit : 19.03.2019 deri me dt. 02.04.2019.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër.
Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimet civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.
KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.
Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038/230-900 lokali 10-70.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Monday April 1st, 2019


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?