BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës.

Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë.

Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

INXHINIER (2 vende pune)

Vendi i punës: Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Perkujdeset per normat teknike dhe per mirembajtjen dhe funksionimin e rregullt te ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit,
  • Parashikon nevojat për pjesë rezervë për nevojat e mirëmbajtjes të ngrohjes qëndrore,
  • Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas udhëzimeve të menaxhmentit të tij të cilit edhe i raporton për punën e vet

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
  • Të ketë përvojë pune të ngjajshme;
  • Të jetë i gatshëm për të punuar me ndërrime;
  • Të jetë fleksibil dhe i gatshëm për punë nën presion të mundshëm;

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozitën për të cilën aplikoni në e-mail adresën: hr@albicenter.com, apo përmes web faqes së Albi Mall: www.albigroup.com

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?