Titulli i pozitës: Kamarier/e
Departamenti: Restoranti dhe Coffee House
Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e

Funksioni:

Restoranti është një ndër pikat tona kyçe, që duhet të ofroj shërbim maksimal si për mysafiret e hotelit ashtu edhe për klientët tjerë. Kamarieri/ja duhet të jetë i/e shkathët dhe të shërbejë klientin me kënaqësi dhe durim.

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Përshëndet klientët dhe ju ofron menynë
  • Përgatit tavolinat si duhet
  • Informon klientët për specialitetet e ditës si dhe ofron informacion te detajuar për ushqim nëse pyesin
  • Merr porosinë e saktë nga klientët, dhe e regjistron në sistem
  • Shërben ushqimin dhe pijet e porositura te klientët
  • Raporton ndonjë problem të mundshëm te menaxheri/ja
  • Në rast të kërkesave të veçanta komunikon me menaxherin/ën
  • Dërgon faturën te klientët dhe mbledh parat
  • Barazohet me menaxherin/ën

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi në shërbim
  • Komunikim i mirë me klientët dhe bashkëpunues/e me kolegët
  • Pozitivitet dhe durim
  • I/e organizuar dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet për të punuar në ndërrime
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
  • Njohja e shankut e preferuar

Kualifikimet:                                   

  • Përvojë pune si kamerier/e të paktën 3 vite
  • Minimum shkollën e mesme të kryer
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?