DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Këshilltari/ja për klientë është përgjegjës/e për analizimin e të dhënave për kreditë dhe pasqyrave/gjendjeve financiare të individëve/klientëve për të përcaktuar shkallën e rrezikut të përfshirë në dhënien e kredisë në përputhje me procedurat e kompanisë dhe legjislacionit.

Këshilltari/ja për klientë është përgjegjës për verifikimin e të dhënave të klientëve dhe gjeneron raporte që të përdoren për vendimmarrje.

Këshilltari/ja për klientë vlerëson të dhënat e klientëve dhe rekomandon planet e pagesave bazuar në të ardhurat, të dhënat e kursimeve, historinë e pagesave dhe aktivitetin e blerjes.

PROFILI I DËSHIRUAR – KËRKESAT KRYESORE

  • Shkollim Universitar në Ekonomi, Financa, Marketing apo të ngjashme;
  • Së paku 2 (dy) vite përvojë në institucione financiare;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit, shitjes dhe negocijimit;
  • Njohja e Gjuhës Angleze e domosdoshme; Njohja e Gjuhës Serbe konsiderohet avantazh
Nëse jeni gati për ta përshpejtuar karrierën tuaj, ne ju inkurajojmë që të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj të përditësuar në hr@iutecredit.org jo më vonë se më 20 Korrik 2018.

Aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?