Vende të lira pune

K O N K U R S – Për zgjedhjen Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të Ligjit nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale


Funksionet e Komisionerit:

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është organ i pavarur, i emëruar nga Kuvendi i Kosovës. Komisioneri përfaqëson Agjencinë për Mbrojtën e të Dhënave Personale, organizon dhe koordinon punën e saj dhe është përgjegjës për sigurimin e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e te dhënave personale dhe të Ligjit për qasje në dokumentet publike.

Mandati i Komisionerit:

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të tij, për një mandat 5 (pesë) vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat shtesë.

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët për komisionar duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë diplomë universitare në njërën nga këto fusha: juridik, administratë publike
    apo marrëdhënie ndërkombëtare;
  • Të kenë, së paku, 8 (tetë) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku,
    5 (pesë) vite përvojë në pozita udhëheqëse;
  • Të mos kenë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale apo
    të mos ketë pasur aktakuzë gjatë pesë viteve të fundit.
  • Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional;
  • Të kenë përvojë dhe njohuri të dalluara në fushën e mbrojtjes së të drejtave të
    njeriut.
  • Të mos jenë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore;
  • Të mos kenë ushtruar asnjë funksion në parti politike gjatë 5 (pesë) viteve të fundit.
  • Nuk duhen të jenë deputetë të Kuvendit në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së
    Kosovës, që i zgjedhin ata, apo të kenë qenë anëtarë të kabinetit qeveritar në mandatin e fundit.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Biografi (CV );
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.


PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 22 prill 2019, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 – 041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Monday April 22nd, 2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?