Përgjegjësitë:

  • Organizon personelin për të siguruar nivel të lartë të produktivitetit, efektshmërisë dhe shërbimit dhe punës kualitative
  • Drejton, zbaton dhe monitoron progresin e projekteve madhore të kompanisë
  • Monitoron dhe kontrollon punën e ekipeve dhe siguron funksionimin efikas të tyre.
  • Përgatitë dhe prezanton statistika dhe raporte të ndryshme lidhur me operimet, produktivitetin dhe cilësinë e punës së njësisë.
  • Siguron që të gjithë punëtorët të jenë të informuar lidhur me produktet/shërbimet/kompaninë.
  • Siguron përmirësim të vazhdueshëm të proceseve të brendshme në lidhje me klientët
    Kujdeset që faqja e internetit për mbështetje dhe njohja interaktive e zërit (Interactive voice recognition) të jetë e saktë dhe e përditësuar.
  • Analizon dhe propozon metoda të reja proaktive me qëllim që të përmirësohet shërbimi për klientë; proceset dhe përmirësimet operative
  • Menaxhon në mënyrë proaktive vëllimin e thirrjeve.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë

Kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Shkathtësi të avancuara kompjuterike; njohuri të shkëlqyeshme të platformave të ndryshme dhe softuerëve që përdoren në qendra të thirrjeve.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

Arsimimi: Diplomë bachelor/master në Administrim Biznesi e preferueshme

Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të mbikëqyrjes, preferohet në ambientet e qendrave të thirrjes.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?