Përshkrimi i detyrave të punës dhe përgjegjësive:

  • Planifikimin dhe zbatimin e strategjisë së marketingut, duke përfshirë publicitetin dhe PR
  • Përcaktimin e objektivave, në koordinim me standardet e kompanisë.
  • Planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të marketingut sipas buxhetit të planifikuar
  • Planifikimin dhe menaxhimin e komunikimeve te brendshme në lidhje me marketingun në përputhshmëri me misionin, qëllimet dhe aktivitetet e kompanisë
  • Planifikimin e promovimeve sipas orarit, kapacitetit dhe buxhetit
  • Planifikimin e evenimenteve promocionale
  • Përgjegjës/e për relacionet me media
  • Ndërton dhe mirëmban relacionet me media, gazetarë, klientë dhe me publikun e gjerë
  • Përgatitë dhe formulon përmbajtjet me interes në rrjete sociale si dhe komunikata për shtyp
  • Kujdeset për imazhin e kompanisë në publik
  • Komunikon dhe koordinon me ekipin e kompanisë dhe me qiramarrësit për planet dhe aktivitetet e marketingut
  • Mbikëqyrë dhe koordinon zhvillimin e broshurave, pamfleteve dhe materialeve tjera të komunikimit për kompaninë
  • Sigurohet që materialet e komunikimit të jenë me standard të lart
  • Organizon dhe Koordinon evente promocionale për qendrën dhe qiramarrësit
  • Mban kalendarin e datave të rëndësishme për qëllim të organizimit të eventeve datat e caktuara
  • Menaxhon rrjetet sociale.

Kërkesat për këtë pozitë:  

  • Diplomë universitare në Marketing apo Administrim Biznesi
  • Përvojë pune në pozicione të ngjashme minimumi 3 vite
  • Njohje të mira në fushën e marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun
  • Aftësi të përballjes me situata komplekse
  • Shkathtësi të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikëqyrëse dhe këshilluese
  • Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal.
  • Aftësi të shkëlqyera në organizim, komunikim dhe negocim me palët
  • Njohuri të gjuhës angleze (gjuha gjermane, turke apo gjuhe tjetër e huaj është përparësi).

Apliko duke dërguar CV në e-mail adresën: hr@galeria-ks.com.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?