PUNSOHU.EU është një prej agjensioneve më të suksesshme rekrutuese që operon jo vetëm në territorrin e Republikës së Kosovës, por dhe më gjërë. Me një staf të profesionalizuar dhe me angazhim në shërbime efikase, ky subjekt ofron një shumëllojshmëri shërbimesh në fushën e burimeve njerëzore.

PUNSOHU.EU është e vetmja kompani në rajon e cila është e licensuar në procedimin e aplikacioneve për punësim në vendet e zhvilluara dhe e vetmja kompani e cila ka partneritet zyrtar me agjensionet rekrutuese ndërkombëtare dhe kompanitë tjera.

Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur.

Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Kosovë dhe Shqipëri, në fushën e rekrutimit, Punsohu.eu po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER MARKETINGU

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri i marketingut , ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e progameve të punësimit në Europë.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të krijojë dhe propozojë te bordi strategjik strategji marketingu;
  • Njohja e realitetit shqiptar me qëllim përshtatjen e strategjive dhe fushatave të marketing;
  • Të krijojë mardhënie bashkëpunimi me agjensi publicitare;
  • Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;
  • Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;
  • Drejton grupin në realizimin e objektivave;
  • Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
  • Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
  • Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
  • Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
  • Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
  • Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
  • Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
  • Krijon sherbime dhe paketa te reja;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);

Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:

  • Aftësi për studimin e tregut;
  • Aftësi për të matur rikthimin e investimeve të bëra në marketing;
  • Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;
  • Aftësi krijuese;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze ose Gjermane.
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;                        

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën  apliko@punsohu.eu .
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2019

Për më shumë info rreth shërbimeve tona vizito: www.punsohu.eu

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?