Kualifikimi :

Kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 12/2018,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë. 

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur emrat e shkollave ku aplikon.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?