Republika e Kosovës/Republika Kosova/Republik of Kosova
Komuna e Obiliqit/Opstina Obilic/Municipality of Obiliq

Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, te Ligji i Punës, nr.03/L -212, neni 5, paragrafi c, Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, neni 35, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,nr.04/L-032, Udhëzimet Administrative të MASHT-it, nr.17/2009, nr.10/2018, Drejtoria e Arsimit me datë 24.01.2019, rishpall :

KONKURS  

     SHMLP ” Ismail Dumoshi “ në Obiliq

Një Mësimdhënës të gjuhës gjermane për 6 orë

     Kushtet :

Kërkohet kualifikimi profesional përkatës, sipas Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Republikën e Kosovës dhe Udhëzin Administrativ (MASHT), nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm.

Kandidatët që konkurojnë për mësimdhënës duhet ta sjellin kopjen e diplomës së fakultetit të vërtetuar,vërtetimin për përvojën e punës, cerifikatën e lindjes, dokumentin e letërnjoftimit.

Kandidatët, të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, të cilët nuk i kanë diplomat e nostifikuara në MASHT nuk do të përfshihen në listën e ngushtë.

Fletëkërkesat merren në zyrën e pranimit të KK-së dhe dorëzohen me dokumentet të kompletuara në të njejtën zyrë.

Afati i konkurrimit është 15 ditë nga dita e publikimit në shtyp.

Drejtori: Agim Spahiu

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?