Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vëzhgon dhe pastron hapësirat e përgatitjes së ushqimit, siç janë pajisjet dhe sipërfaqet ku punohet, apo hapësirat e servimit për të siguruar kushte të sigurta dhe higjienike gjatë përgatitjes së ushqimit.
  • Përkujdeset që ushqimi të jetë i ruajtur dhe zier në temperaturë të duhur, duke rregulluar temperaturat e furrave, skarave dhe pajisjeve tjera.
  • Përkujdeset për freskinë e ushqimit dhe përbërësve tjerë duke kontrolluar cilësinë, mbajtjen nën kujdes të artikujve të vjetër dhe të rinj dhe duke bërë zhvendosjen/rrotullimin e artikujve.
  • Përgadit dhe zien/pjek ushqimin sipas recetave, vlerësimit personal dhe përvojës.
  • E ndan, rregullon dhe dekoron ushqimin si dhe ua servon atë kamerierëve apo mysafirëve
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesave të menaxherit të drejtpërdrejtë

Kushtet:

  • Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri
  • Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
  • Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
  • Të jëtë ambicioz për punë;
  • Mos të ketë pengesa ligjore për punë;

Të gjithë kandidatët e interesuar  për këto  pozita  mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV - Online: përmes web faqës: http://hibpetrol.com/mundesi-punesimi/ ose duke dërguar aplikacionin në pikën më të afërt të HIB Petrol-it.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?