Me rastin e hapjes së zyrës së re dhe me zgjerimin e aktiviteteve tona kërkojmë persona profesionalë që t’i bashkangjiten stafit tonë në Prishtinë.

Njohës i Gjuhës Gjermane

  • Si pjesë e stafit tonë të përkthyesve të gjuhës Gjermane, detyrat tuaja do përfshijnë:
  • Performimi i përkthimeve Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas,
  • Përkthimi i dokumenteve,
  • Komunikimi në Gjuhën Gjermane me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, dhe
  • Performimi i aktiviteteve të tjera që e kërkon natyra e punës.

Kualifikimet e kandidatit duhet të jenë si në vijim:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në Gjuhën Gjermane në të folur dhe në të shkruar,
  • Përvojë paraprake në përkthimin e dokumenteve nga Gjuha Shqipe në atë Gjermane dhe anasjelltas, dhe
  • Preferohet të jeni i diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Gjermane

Cilësitë personale:

  • Efikas,
  • Qëndrim pozitiv,
  • I orientuar në rezultate,
  • I përpiktë,
  • Komunikativ,
  • Fleksibil dhe
  • I orientuar në arritjen e qëllimeve.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën apliko@punsohu.eu .

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Janar 2019

Për më shumë info rreth shërbimeve tona vizito: www.punsohu.eu

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?