Programi i praktikës, ofrohet për periudhën 4 mujore (01 Korrik 2019 – 31 Tetor 2019).
Gjatë kësaj periudhe programi i praktikës ofron mundësi:

  • Për zhvillimin e njohurive duke kombinuar aspektin teorik me praktikën;
  • Përgatitje për tregun e punës, duke punuar me mentorë professional;
  • Mundësi e mirë e kyçjes në sistem financiar të Kosovës;
  • Mundësi edhe të ofrimit të punës pas përfundimit të suksesshëm të praktikës;
  • Praktika ofrohet pa pagesë.

Kriteret për aplikim:

  • Studentët të cilët kanë diplomuar ose janë afër diplomimit;
  • Kandidatët me aftësi shumë të mira të komunikimit;
  • Gadishmëri për të punuar me orar të plotë të punës;
  • Njohja e gjuhës Angleze është përparësi.

Procesi i përzgjedhjes:

  • Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartpërmendura do të ftohen për fazën e selektimit;
  • Praktikantët do të pajisen me çertifikatën përkatese të përfundimit me sukses të praktikës.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online në web faqen: Kosovo.FINCA.org ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën: recruitment@fincakosovo.org si dhe në hr@fincakosovo.org. Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?