Periudha Kohore: Praktika zgjatë nga 3 deri në 6 muaj, varësisht prej interesimit dhe suksesit të kandidatit/ës.
Vendi: Prishtinë
Mundësi punësimi: Bazur në përformancës e kandidatit, ofrohet mundësi punësimi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
•    Ndihmon në hartimin dhe përgatitjen e raporteve, korrespondencave, memove, formularëve, si edhe mban agjendën e përditshme;
•    Ndihmon në hulumtimin, krijimin dhe shitjen e shërbimeve (trajnimeve) të reja për klientët e interesuar;
•    Ndihmon në promovimin e shërbimeve (trajnimeve) tek klientët e rij.
•    Ndihmon dhe përkrah të gjithë të interesuarit dhe bashkëpunëtoret në aspektin administrativ: shënimeve, raporteve, punëve administrative, komunikatave;
•    Ndihmon në hulumtime kuantitative dhe kualitative dhe i mbledhë/analizon informata duke përdorë metoda dhe teknika të ndryshme punëve administrativo-juridike.
•    Ndihmon në përgatitjen e raporteve rreth punëve juridike;
•    Ndihmon në administrimin e korrespondencave të supervizorit duke përfshirë regjistrimin, klasifikimin dhe shpërndarjen e përshtatshme të saj;
•    Ndihmon në kryerjen detyrave tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet e kërkuara:
•    Kandidati/ja duhet të jetë student i vitit të fundit apo i/e diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Komunikim Masiv, Teknologji Informative ose fusha të tjera të ngjashme;
•    Të ketë njohuri të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
•    Të ketë përkushtim dhe interesim për të mësuar;
•    Shkathtësi të mira të komunikimit;
•    Njohuri të mira të punës me kompjuter (Word, Excel dhe Internet Explorer);
•    Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip.
•    Çdo kualifikim tjetër do të konsiderohet si përparësi.
Benefitet nga Praktika:
•    Përgatitje për tregun e punës
•    Ambient dinamik dhe miqësor të punës;
•    Mundësi për avancim profesional nga trajnimet e ndryshme që ofrohen brenda Kolegjit pa pagesë;
•    Krijimi i kontakteve/rrjetit profesional që mund të ju shërbej në të ardhmen
•    Dhënien e dëshmisë për përfundimin e praktikes profesionale;
•    Mundësi e themelimit të marrëdhënies së punës për praktikantet e suksesshëm.

Të gjithë të interesuarit për aplikim të aplikojnë duke e dërguar CV-në në e-mail: work@eck-edu.org, duke shkruar në subjekt: Praktikante në Marketing

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?