Detyrat dhe përgjegjësitë e psikiatrit në NJSHB:

  • Të respektoj principet e humanitetit dhe profesionalizmit.
  • Të bashkëpunojë me stafin punues dhe drejtues të institucionit.
  • Të respektojë specifikat e institucionit si: rregulloret e veçanta, orarin e punës, sigurinë dhe rutinën.
  • I jep këshilla profesionale Udhëheqësit të NjShB – së       dhe raporton tek ai.
  • Çdo raportim dhe çdo veprim që del jashtë suazave të kompetencave të tij, duhet të shkojë përmes Udhëheqësit të NjShB – së.
  • Të jetë përgjegjës për punën e vetë në institucion si dhe për grupin specifik të pacientëve që janë nën përgjegjësinë e tij pa diskriminim.
  • Të respektojë, aq sa është e mundur listën e barërave që posedon institucioni.
  • Të bëjë përpjekje aktive dhe të vazhdueshme për avancimin profesional dhe organizativ të punës në institucion dhe menaxhimin e rasteve me probleme të natyrës psikike.
  • Çdo herë dhe pa ndërprerje gjatë punës të bëjë trajnimin e vazhdueshëm të stafit të mesëm (infermiereve dhe stafit tjetër), stafit korrektues për të reduktuar rastet që kanë predispozita për vetëvrasje apo vetëlëndime.
  • Vendimet dhe aktivitetet e tij mos të jenë në kundërshtim me rregullat e institucionit në përgjithësi.
  • Të gjitha raportet dhe evidencat ti bëjë me shkrim dhe me kohë.
  • Të bëjë raporte psikiatrike për pacientët që kanë nevojë.
  • Të jetë në thirrje për çdo konsulltim eventual në raport me pacientët psikiatrik.
  • Të jetë në gatishmëri në thirrje dhe për të shkuar në çdo kohë sipas kërkesave të institucionit;
  • Të respektoj orarin dhe kërkesat për punë në institucion.
  • Të organizoj trajtim, rehabilitim dhe terapi okupuese në burgje ku punon.
  • Të jetë përgjegjës për shëndetin mendor të institucionit ku punon.
  • Të bashkëpunoj me psikologun e NjShB – së për rastet specifike te punët e përbashkëta.
  • Çdo mosmarrëveshje mund të zgjidhet në bisedë me Udhëheqësin e NjShB – së.
  • Të jetë i gatshëm për detyra tjera shtesë në rrethana specifike sipas nevojës dhe kërkesës.

Kualifikimi, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale, bazuar në specifikat e institucionit:

  • Të jetë specialist i psikiatrisë.
  • E preferueshme përvoja në psikiatri dhe institucione korrektuese
  • Te ketë aftësi menaxheriale dhe komunikuese.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet  merren dhe dorëzohen në zyrën  nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria,  rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës. Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038  212 -276.


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?