Përgjegjësitë dhe detyrat e punës

  • Përgjegjëse për të pastruar dhe rregulluar formën e thonjve të duarve dhe të këmbëve, duke përdorur manikyrin e thonjve dhe preparatet e tjera të domosdoshme.
  • Përgjegjëse për të rregulluar thonjtë artificial.
  • Përgjegjëse për këshillimin e klientëve në lidhje me kujdesin për thonjtë dhe lëkurë.
  • Përgjegjëse për promovimin dhe shitjen e produkteve të kujdesit për thonjtë dhe lëkurën.
  • Përgjegjëse që të sigurojnë trajtim adekuat të thonjve të duarve dhe të këmbëve duke u përqëndryuar në kryerjen e detyrave me përgjegjëse, sepse shumica e mjeteve që përdoren janë të mbrehta.
  • Përgjegjëse që të planifikojë takimet me klientë dhe të përcaktojë orarin e pritjes së klientëve, duke i evituar pritjet e gjata dhe duke iu ofruar përparësi klientëve të caktuar.
  • Përgjegjëse që pas ofrimit të shërbimit klientit të kryejë në mënyrë të rregullt pagesën nga klienti dhe ti tregojë recepcionistit mënyrën e lëshimit të faturës së rregullt apo faturën fiskale.
  • Përkujdeset që të ketë nivel të lartë të paraqitjes dhe të pastërtisë trupore, duke marr parasysh kontaktet publike të cilat i ka me klientë.
  • Përkujdeset për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e vendit dhe të mjeteve të punës si dhe jep ndihmë në mirëmbajtjen e higjienës në zonën e Qendrës së Wellness-it dhe SPA-s së dhe të gjithë hapësirës publike të kësaj Qendre, shpejt, me kujdes të shtuar dhe efikasitet në përputhje me standardet përkatëse.
  • Përkujdeset për të gjitha pajisjet e punës së Qendrës së Wellness-it dhe SPA-s që ti përdor me kujdes të shtuar, për të shmangur dëmet e panevojshme si dhe përdorimin me kujdes të uniformës së punës.
  • Përkujdeset për sigurimin e standardeve më të larta të sigurisë së shëndetit në punë dhe pastërtisë.
  • Përkujdeset për mikpritje të ngrohtë, miqësore, korrekte, profesionale dhe xhentile ndaj klientëve.

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

  • Arsimi i mesëm.
  • Njohuri shumë të mira profesionale të punës në SPA dhe Wellness.
  • Shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe e gatshme për të ndihmuar.
  • Shkathtësi për të mësuar me dëshirë dhe e interesuar për punë.
  • Aftësi për të krijuar raporte të shkëlqyeshme ndër personale dhe punë ekipore si dhe e disiplinuar.
  • Aftësi për punë të pavarur, të pastër dhe me përgjegjësi, si dhe qëndrueshmëri të fortë në punë.
  • Njohuri shumë të mira profesionale dhe përvojë të punës si Manikyr & Pedikyr.
  • Përvojë pune së paku tri vite në Manikyr & Pedikyr.
  • Certifikata për kryerjen e trajnimeve profesionale në Manikyr & Pedikyr.

Aplikacionet për konkurrim në konkurs mund të shkarkohen nga ueb faqja e “Swiss Diamond Hotel”, Prishtina www.sdhprishtina.com/mundesi-punesimi, ku janë të dhëna edhe kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës.

Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com, së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës.

 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?