Kualifikimet:
- Diplomë universitare në degët Financë – Kontabilitet
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet në shoqëri tregtare
- Logjikë shumë e mirë matematikore dhe analitike
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të njohë mirë legjislacionin tatimor:
- Ligji për tatimin mbi të ardhurat
- Ligji për TVSH
- Ligji për procedurat tatimore
Detyrat:
- Njeh dhe zbaton me përpikmëri PO, IP dhe rregulloret përkatëse për zbatim nga njësia Kontabilitet, referuar postit të tij të punës dhe detyrave te ngarkuara.
- Përgjigjet për sigurimin e dokumentacionit kontabël në përputhje me afatet e caktuara dhe informon eprorin për mungesat e konstatuara.
- Kontrollon dokumentat te kene elementet e duhur, i sistemon, arshivon, administron të gjithë dokumentacionin kontabël.
- Regjistron veprimet bankare dhe ato të arkës. Kontrollon dokumentet (libër arke dhe ditar bankë), i rakordon ato me regjistrimet kontabël, dhe kujdeset për aplikimin e saktë të veprimit me dokumentet përkatës (fatura shitje ose blerje, etj.).
- Kontrollon gjendjen e arkës, shitjet me kase, krahason gjendjen kontabël me atë fizike dhe njofton eprorin për diferencat.
- Përgatit për bankat informacionin i cili justifikon transfertat jashtë vendit (deklarata doganore, fatura shërbimesh, etj.)
- Mirëmban llogaritë e klientëve në bashkëpunim me Dept. Shitje, dhe raporton për detyrimet e tyre analitike.
- Mirëmban llogaritë e furnitoreve dhe rakordon me Dept. e Logjistikes / furnitori. Evidenton dhe njofton superiorin për mosrakordimet.
- Përgatit në Excel pasqyrën mujore të blerjes së mallrave dhe kuadron me NAV.
- Tregon konfidencialitet në lidhje me informacionet që merr për kompaninë dhe për të tretë, për shkak të detyrës.
- Zbaton detyrat dhe ka qendrim pozitiv ne rast mbikerkese ne pune apo mungese kolegesh.
- Raporton tek superiori sipas kerkesave.
- Eskalon tek Superiori problemet qe has gjate procesit te punes.
- Njeh dhe zbaton me përpikmëri rregullat e sigurimit teknik në punë.
- Zbaton PO “Kontrolli i Jokonformiteteve”, raporton çdo jokonformitet që konstaton dhe kryen të gjitha detyrat që i ngarkohen për korrigjimin e tyre.
- Kryen me përpikmëri çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet nga superiori dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
Detyra shtese ne Nivelin 2:
- Llogarit koston e mallrave dhe elementet përbërës të saj. Shpërndan me saktësi kostot e tyre shtesë.
- Regjistron faturat e shpenzimeve dhe kontabilizon saktë shpenzimet sipas natyrës dhe detajeve të përcaktuara.
- Gjeneron nga sistemi pasqyrën e inventareve fizikë të magazinave, plotëson te dhenat, përcakton sistemimet midis diferencave dhe nxjerr rezultatin financiar të inventarit.
- Mirëmban kartelat e Aktivëve të Qëndrueshme dhe bën sistemimin e tyre mbi bazë të dokumentacionit.
- Kontrollon periodikisht gjate muajit librin e blerjes/shitjes. Evidenton shmangiet e mundshme me llogaritë përkatëse. Mban përgjegjësi për mbylljen e librave te shitjes dhe blerjes.
- Mirëmban llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrimeve kontabël. I përgatit ato për plotësimin e bilancit dhe pasqyrave të tij shpjeguese. Mban përgjigjesi qe veprimet te kontabilizohen sakte.
Detyra shtese ne Nivelin 3:
- Ndërton dhe mban marrëdhënie me organet Tatimore. Sqaron diferencat e evidentuara nga llogaritjet apo problemet e tjera me organet Tatimore.
- Regjistron veprime kontabile të ndërlikuara. Jep sugjerime per problematika kontabile të krijuara.
- Perllogarit dhe mbyll çdo muaj veprimet me shtetin. Kujdeset për shlyerjen sipas afateve ligjore të të gjitha detyrimeve tatimore.
- Siguron pagimin e detyrimeve paleve te treta.
- Mbi bazën e të dhënave financiare, evidenton, raporton dhe propozon zgjidhje për çdo problem të lindur.
- Asiston Superiorin të përgatisë Bilancin Financiar dhe Pasqyrën e të ardhurave dhe Shpenzimeve.
Kompania ofron keto kushte:
- Orari i punes: e Hene – e Premte (40 ore ne jave)
- Pagë konkurruese në treg
- 20 dite pushim vjetor ne vit, dhe te gjitha lejet tjera sipas ligjit.
- Transport te organizuar per punonjesit Prishtine- Kompani
- Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime
Ju lutem specifikoni pozicionin ne subject kur dergoni aplikimet tuaja
Email address per te derguar CV-te: humanresources@itd-ks.com
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.