Titulli i pozitës: Recepsionist/e
Departamenti: Recepsioni
Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e
Funksioni:
Recepsionisti/ja është përgjegjës/e e të ofruarit një mirëpritje miqësore dhe efektive për klientët, si pikë e parë referimi e klientit me hotel. Këtu hyn rezervimi i dhomës, përgjigjet ndaj pyetjeve të klientëve, si dhe adresimi i kërkesave të tyre.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Përshëndet mysafirët në hotel, përcakton natyrën e biznesit dhe drejton klientin te personi/departamenti përkatës
- Përgjigjet telefonatave, dhe drejton telefonatën te personi përkatës
- Transferon telefonatat në voicemail kur personi i kërkuar nuk ndodhet
- Adreson kërkesat shtesë apo komentet e klientit te menaxheri përkatës
- Rezervon dhomat dhe sallën e konferencave
- Asiston klientët në shërbimet e ofruara nga hoteli, duke përfshirë faksin, fotokopjen, dhe shërbimet të biznesit
- Asiston klientët për shërbimet jashtë hotelit
- Pranon dhe dërgon letrat postare klientëve
- Pranon dhe dërgon faksin
- Përgjigjet pyetjeve në lidhje me organizatën dhe hotelin, duke ju dhënë edhe kontakte të nevojshme
Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:
- Aftësi të mira komunikuese dhe dëgjues/e i/e vëmendshëm/e
- Pozitiv/e, jo temperament/e dhe interaktiv me klientët
- Njohja e disa gjuhëve është e preferueshme
Kualifikimet:
- Përvojë pune si recepsionist/e
- Minimum diploma e shkollës së mesme
- Gjuha angleze e domosdoshme
- Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar
Menyra e aplikimit:
Email: hr@qarshiaejupave.com
Numri i telefonit kontaktues: 044 12 91 59.
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.