Pozita
Recepsioniste

Kompania
Bau Academy sh.p.k.

Raporton
Zyrtarit të Administrates

Lokacioni primar i punës
Zyre të Shkollës – Veternik, Prishtinë

Përshkrimi i vendit të punës

Detyrë primare e recepsionistes është të dije të përfaqësoj kompaninë para paleve të treta, të jetë e shkathët në komunikim, të dijë të organizoj kohën dhe takimet si dhe mbaje situaten nën kontrollë edhe në raste të punës nën presion.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjigjet në telefonata dhe u jep informata telefonuesve, pranon mesazhe ose e transferon thirrjen tek individët e duhur, pranimin e e-mailave,
  • Mirëpret vizitorët dhe telefonuesit, trajton kërkesat e tyre, ju jep zgjidhje apo i drejton tek personat e duhur sipas nevojave të tyre;
  • Organizon dhe koordinon konferenca, takime dhe rezervime udhëtimi për personelin e shkollës;
  • Pranon lajmërimet e postës, materialet promovuese dhe informacione të tjera;
  • Ruan oraret në kalendarin e ngjarjeve, kujdeset për orarin mësimor të nxënësve, kujdeset për çelësat e laboratorëve dhe gardërobave të nxënësve,
  • Bën kopje të librave, lidhjen e librave për profesor dhe materiale të tjera  të shtypura;
  • Kujdeset për tabelën e njoftimeve,
  • Punon me paisje të zyrës si: makina me faks, fotokopjues, sisteme telefonike, përpunim teksti, menaxhim të bazës së të dhënave dhe aplikacione të tjera;
  • Të respektoj hierarkinë dhe specifikat e shkollës;
  • Kryen detyra tjera sipas kërkesës për punë të ngjashme me pozitën e punës së saj.
  • Të manifestoj respekt, sjellje kolegiale dhe jo diskriminuese ndaj bashkëpunëtorëve dhe tërë stafit;

Njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme:

  • Të ketë shkollim adekuat që përshtatet me kërkesat ndaj vendit të punës
  • Të ketë përvoje të punës në administratë apo të ngjashme
  • Të njohë rrjedhshëm gjuhën gjermane dhe gjuhën angleze (njohja e gjuhëve tjera do jetë përparësi) në të folur dhe në të shkruar (dëshmitë mbi këtë kërkohen)
  • Të njoh punën me kompjuter, sidomos punën me Microsoft Office
  • Te ketë personalitet të qetë dhe komunikativ. Te ketë aftësi të mira analitike, të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi të mira organizative.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV në format Evropian
  • Diplomën/at dhe çertifikata relevante profesionale
  • Referencat e punës që dëshmojnë qartë përvojen adekuate
  • Çdo dokumentacion tjetër i cili dëshmon aftësit dhe shkathtësitë e kërkuara
  • Një letër motivuese në idhje me punën qe po aplikon.

Vërejtje:

  • Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara dhe vërtet besojnë të jenë kompetentë për kryerjen e detyrave që kërkohen. Vetem aplikantet që plotesojnë kërkesat do te ftohen në intervistë.
  • Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@altradeholding.eu.
  • Tek ‘subject’ ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni.
  • Konkursi do jete i hapur nga data 28 Janar 2019 deri me 06 shkurt 2019.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?