Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
1. Regjistron me kohë lëndët në regjistrin e pranimit të lëndëve me të gjitha të dhënat që kërkohen
sipas regjistrit duke mbajtë evidenca të sakta të lëndëve dhe shkresave të lëndës duke e mbajtë
edhe evidencën elektronike;
2. Çregjistron lëndët dhe mbanë evidenca të sakta në regjistrin përkatës dhe në mënyrë elektronike,
mbanë evidenca për lëndë specifike dhe të rëndësisë së veçantë, duke vepruar me vetë-iniciativë
dhe pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë.
3. Përgjegjës për afate dhe saktësi të punës;
4. Mbikëqyrë sistemin e përcjelljes së lëndëve dhe menaxhon me lëndët sipas punës së ngarkuar;
5. Kontrollon lëndët dhe lëvizjen e tyre brenda institucionit, duke qenë në gjendje që në çdo kohë
ta sigurojë lëndën për përfaqësim në Gjykatë;
6. Mbanë evidenca të sakta e të plota lidhur me dosjet dhe shkresat e lëndëve , akteve, shkresave
dhe dokumenteve tjera zyrtare , përfshirë edhe përgatitjen e raporteve për punën e kryer në
periudha të caktuara raportuese;
7. I gatshëm për kryerjen e çdo detyre tjetër si referent në shkrimore në përputhje me ligjet dhe
rregulloret aktuale;
8. Kryen edhe punë tjera të lidhura me punën e referentit të cilat mund të kërkohen në mënyrë të
arsyeshme kohë pas kohe.
Njohuritë,shkathtësitë aftësitë për vendin e punës:
- Shkathtësi të mirë komunikimi me shkrim dhe me gojë,
- Aftësi të rregullimit dhe të ruajtjes së kujdesshme të dosjes së lëndëve dhe shkresave,
- Aftësi të punojë e pavarur dhe në mënyrë ekipore,
- Shkathtësi të mira të punës me kompjuter (Word dhe Excel).
Përgatitja profesionale dhe kualifikimi:
- Diplomë Universitare, Fakulteti Juridik , Shkenca Sociale , Administratë Publike.
Përvoja e Punës:
- Së paku dy 2 vite përvojë pune.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?