Titulli i pozitës: Shankist/e
Departamenti:
Restoranti dhe Coffee House
Raporton te: Menaxheri/ja përkatës/e

Funksioni:

Shankisti/jaështë përgjegjës për zhvillimin e një ritmi efikas të punës që i mban kamarierët dhe klientët në shank dhe në salla të kënaqur në çdo kohë, dhe që mban shankun të pastër dhe në rregull.

Përgjegjësitë dhe detyrat:                

  • Përgatit dhe shërben kafenë dhe pijet
  • Sigurohet që kamarierit ti kryhet shërbimi sipas kërkesës së klientit në bazë të rregullores dhe standardeve të hotelit
  • Përgatit pije jo alkoolike ose alkoolike për shank në Coffee House dhe restorant
  • Vlerëson nevojat dhe preferencat e klientëve dhe ofron rekomandime në bazë të tyre
  • Përzien përbërësit për të përgatitur kokteje, dhe identifikon moshën e klientëve për të mos tejkaluar moshën e pirjes së lejuar me ligj
  • Ofron menynë e shankut klientëve dhe merr porosinë e tyre
  • Pastron gotat dhe hapësirën e shankut
  • Bën rimbushjen e inventarit të shankut përmes menaxherit

Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara: 

  • Shkathtësi dhe shpejtësi në përdorimin e aparatit të kafes dhe shërbim
  • Komunikim i mirë me klientët dhe bashkëpunues/e me kolegët
  • Pozitivitet dhe durim
  • I/e organizuar dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet për të punuar në ndërrime
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme
  • Njohja e pjesës së shërbimit të klientëve në tavolinë (restorantit) e preferuar

Kualifikimet:                                   

  • Përvojë pune si shankist/e të paktën 2 vite
  • Minimum shkollën e mesme të kryer
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?