Përgjegjësitë:

  • Pranimi i kërkesave për raporte të ndryshme nga produktet dhe ekipet tjera;
  • Vlerëson dhe grumbullon informacionet e nevojshme mbi të dhënat për përgatitjen e kërkesës/raportit të kërkuar;
  • Nxjerrja, përpunimi, analizimi i të dhënave të kërkuara;
  • Prezantimi i të dhënave të përpunuara dhe të pa përpunuara;
  • Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim;
  • Shkruan kode në SQL për nxjerrjen e të dhënave;
  • Dizajnon, analizon dhe zhvillon raporte në SAP BO, PowerPivot, Microsoft Excel etj.;

Kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri në gjuhët programuese SQL dhe PL/SQL;
  • Njohuri në paketën Microsoft Office, posaçërisht në Microsoft Excel;
  • Aftësi të larta analitike për të zgjidhur apo prezantuar të dhënat në mënyrë sa më të kuptueshme;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Mundësi për të punuar jashtë orarit kurdo që është e nevojshme;
  • Njohuri në të folur dhe në të shkruar në gjuhën Angleze;
  • Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Shkollimi: Diplomë Bachelor/Master në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike apo në fushë të ngjashme ose trajnime/certifikime në modelim dhe raportim të dhënash;

Përvoja e punës: Përvojë në fushën e inteligjencës së biznesit apo kontrollit, min. 2 vite

Apliko: hr@ipko.com


Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?