Specialist i shërbimit për klientë

Monego LLC është kompani që ofron shërbime financiare, duke përfshirë kredi të shpejta konsumuese “Pagesa një-herëshe” në tregje në zhvillim. Më një eksperiencë të dëshmuar dhe me zyrat kryesore në Prishtinë, kompania për qëllim ka ofrimin e kredive konsumuese dhe shërbimeve tjera mikrofinanciare për individ privat me një proces të kreditim të përshtatshëm për konsumatorët.

Me ekip të përbërë nga ekspertë të teknologjisë financiare, IT dhe shërbimit për klientë, Monego Shpk ofron një ambient inovativ, shoqëror dhe mbështetës me një mundësi për të mësuar dhe për tu zhvilluar profesionalisht. Për shkak të zgjerimit tonë si kompani, ne i ftojmë kandidatët ambicioz për të aplikuar në pozitën e Specialist i Shërbimit për Klientë.

Kompania do të ofrojë:

  • Pajisje moderne
  • Pajisje dhe mjete të teknologjisë së lartë
  • Pagë konkurruese
  • Mundësi zhvillimi profesionalisht në një kompani vazhdimisht në rritje

Pozita:

Ne jemi duke kërkuar Specialist të Shërbimit për Klientë për ta përfaqësuar kompaninë tek klientët tanë në Deçan. Specialisti i shërbimit për klientë do të jetë përgjegjës në asistimin e klientëve me produktet financiare të kompanisë dhe duke e bërë shërbimit e kreditimit shumë më të lehtë.

Specialisti i shërbimit për klientë duhet të jetë analitik, i gatshëm të mësoj gjëra të reja dhe veçanërisht pasionant.

Përgjegjësit kryesore:

  • Ti raportoj direkt Menaxherit për siguri dhe kontroll të brendshëm
  • Përkrahë dhe kujdeset për sigurinë e stafit e degës dhe të klientëve.
  • Orientimi i klientëve për në sportel
  • Kupton dhe i respekton procedurat e komunikimit hierarkik
  • Përshtatet në punë ekipore
  • E sjellë një buzëqeshje në vendin e punës
  • Aftësi për të punuar me orar fleksibil dhe fundjavave

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollimi i mesëm 
  • Të kenë gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore,
  • Çertifikata e policisë, për të kaluarën kriminale
  • Eksperienca në sigurim është një përparësi, por jo e domosdoshme

Kompania është e determinuar në ofrimin e një ambienti me diversitet dhe të qenurit punëdhënës të barabartë na bënë krenar. Të gjithë kandidatët e kualifikuar do të konsiderohen për punësim në kompaninë tonë pa dallim race, ngjyre, besimi apo gjinie.

Si të aplikoj?

Kandidatët që e shohin veten si të përshtatshëm për këtë pozitë dhe që mendojnë se do të kontribonin dhe besonin në kulturën e kompanisë janë të inkurajuar të aplikojnë në email adresën hr@monego.com, me subject “Specialist i Shërbimit për Klientë – Emri i Kandidatit - Deçan ”, duke përfshirë:

  • CV e përditësuar, dhe
  • Përgjigjen për pyetjen në vijim:
  • Na tregoni një apo dy gjëra interesante lidhur me ju të cilat nuk mund ti mësojmë nga CV e juaj?

Data e fundit për aplikim është 22 Prill 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

I mirëpresim aplikacionet e juaja!

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?