PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
Supervizori i Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit eshte pergjegjes per organizimin dhe monitorimin e Arkave dhe procesit te punes ne Arkat e dyqanit ne perputhje te plote me nevojat dhe pritshmerite e klientit si dhe standartet dhe vlerat e Grupit. Ajo garanton qe transaksionet dhe proceset e shitjeve ne arkat e dyqanit, si dhe ruajtja dhe levizja e vlerave monetare te jene ne perputhje me rregullat ligjore te vendit dhe protokollet e sigurise se kompanise te miratuara me procedure te brendshme. Sherbimi qe tejkalon pritshmerite e klientit nepermjet nje komunikimi te shkelqyer eshte nje nga detyrat kryesore te Supervizorit te Arkave dhe Kujdesit Ndaj Klientit dhe ekipit te saj.


FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:

  • Ben hapjen e dyqanit ne mengjes sipas procedures se miratuar te kompanise.
  • Monitoron grafikun e perdorimit te ndricimit sipas politikes se kompanise dhe instruksioneve te menaxhimit te dyqanit.
  • Kujdeset dhe monitoron pastertine e zones se arkave dhe zones se blerjeve impulsive dhe motivon dhe koordinon ekipin qe pastertia dhe rregulli ne zonen e arkave te jete perfekt.
  • Sigurohet qe informacioni i detyrueshem ligjor eshte i pranishem prane arkave sipas kerkesave te ligjeve dhe rregulloreve ne fuqi.
  • Kontrollon ne menyre ditore pajisjet e arkave dhe raporton menjeher te menaxheri i dyqanit avarite ose defektet ne pajisje.
  • Ndjek nga afer rregullimin e pajisjeve nese jane raportuar me difekt ne menyre qe te rivendosen per perdorim sa me shpejt.
  • Monitoron stafin e Arkave qe te zbatojne politikat e kompanise ne lidhje me paraqitjen ne pune si uniforma bexhi , rregullat e higjenes etj.
  • Ben hapjen e arkave ne mengjes duke i siguruar Arketareve te hollat qe nevojiten per kusur brenda limiteve te aprovuara.
  • Monitoron transaksionet ne arka qe te behen konform ligjeve ne fuqi dhe rregulloreve te brendshme te kompanise.
  • Raporton menjehere tek menaxhimi i dyqanit per transaksionet e parregullta, transaksionet abuzive te Arketareve ose incidentet e pakujdesise.
  • Monitoron saktesine dhe sigurine e transaksioneve qe kryen ekipi i tij gjate punes.
  • Merr hapa parandalues qe ekipi dhe Arketaret te shmangin parat fallco.
  • Trajnon stafin ne njohjen e parave vendase dhe te huaja.
  • Miremban pajisjet e kontrollit te parase dhe sigurohet qe jane ne gjendje pune.
  • Siguron procesin e sherbimit te klientit ne piken e informacionit dhe merr pjese aktive ne komunikimin me klientin duke zbatuat standartet e kompanise.
  • Ben mbylljen e arkave ne perfundim te turnit per cdo arketare dhe rakordon sistemin me shitjet.
  • Kryen shitjet me fature ne NAV , dhe ploteson fature tatimore.
  • Kontrollon nese programi i menaxhimit te stokut dhe programi i shitjeve rakordojne me printerin fiskal.
  • Monitoron nevojat per te holla qe perdoren per kusur ne dyqan dhe ben kerkesen per te holla ne kohe.
  • Ben numurim kasaforte cdo dite ne mengjes.
  • Monitoron nevojat e arkave per materiale konsumi si rollne termike dhe ben kerkesen per to ne kohe.
  • Kryen uljet e aprovuara nga menaxhimi me userin e tij dhe sigurohet per konfidencialitetin e userit te tij etj.



Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?