Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës Nr. 04/L-032, Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 01B/4583 të datës 25.10.201, Vendimeve të MAShT, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, shpall:
OFERTË PËR TRAJNERË TË FUSHAVE TË KURIKULËS SË RE
Trajner të fushës së Edukatës fizike Sportit dhe Shëndetit - 2 (dy) trajnerë
Kushtet dhe kriteret për trajner të Kurrikulës së Re të Kosovës në komunën e Prizrenit:
1. Të jetë mësimdhënës i rregullt në shkollat publike të Komunës së Prizrenit;
2. Të ketë së paku 5 vite përvojë pune në mësimdhënie/arsim;
3. Të jetë në lëmin/fushën përkatëse për të cilat është i thirrur për mbajtjen e trajnimeve te akredituara nga MASHT-i;
4. Të jenë të certifikuar si trajnerë ose si pjesëmarrës i trajnimt të zbatimit në praktik të Kurrikulës së Re sipas programeve të akredituara nga MASHT-i;
5. Të njohë mirë Kurrikulën e Re të Kosovës, me përparësi për ata të cilët kanë qenë në zbatim të KK-së së Re;
6. Të njoh mirë përdorimin e kompjuterit;
7. Të jetë person kreativ dhe për secilin aktivitet trajnues dhe mentorues të raportoj me kohë;
8. Të ketë licencë të mësimdhënës (e preferuar);
9. Të respektojë marrëveshjen me përpikëri për trajnimet në mes të MASHT dhe DKA;
Si më sipër Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bazuar në legjislacionin në fuqi, do të marrë vendim për angazhimin e trajnerëve në trajnime sipas fazave që organizon në bashkëpunim DZHPM në MAShT me DKA në Prizren, ku edhe kontratat e angazhimeve nënshkruhen po nga DZHPM në MAShT.
Të interesuarit do të paraqesin këto dokumente:
Kopjen e diplomës nga kualifikimi (e vërtetuar); Licencën e mësimdhënësit;
Vërtetim mbi përvojën e punës në arsim; CV personale;
Portfolio dhe orë model e mësimdhënësit në zbatim të KK-së në praktik; Certifikata të trajnimeve të akredituara;
Një referencë nga drejtori i shkollës bazuar në vlerësimin e tij/saj; Kandidatët e interesuar do to nënshtrohen një procesi të vlerësimit;
Oferta do të jetë e hapur 15 ditë nga shpallja në ueb faqe të komunës dhe dokumentet dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren.
Raporto
Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.