Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

POZITA: Zyrtar i lartë për makineri – një (1) ekzekutues

KOEFICIENTI: 8
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional ORARI I PUNËS: 40 orë në javë PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësi i Sektorit

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
Përcjell dhe zbaton ligjet dhe rregulloret e aplikueshme nga fusha e makinerisë, planet e punës dhe afatet, në koordinim me mbikëqyrësin, për realizimin e objektivave-projekteve dhe kontratave që menaxhon-mbikëqyrë;
Kryen detyrat e parapara në planet e punës të miratuara në përputhje me ligjet, rregulloret, politikat dhe procedurat përkatëse, brenda afateve kohore të caktuara;
Menaxhon dhe mbikëqyrë realizimin e projekteve- kontratave që investon komuna dhe të investuesve tjerë për nevoja të komunës;
Udhëheq – menaxhon grupin e mbikëqyrjes së punimeve –kontratave në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi;
Ofron këshilla profesionale nga fusha e makinerisë për stafin brenda njësisë organizative dhe për operatorët ekonomik të projekteve-kontratave të cilat i menaxhon- mbikëqyrë, për mënyrën e ekzekutimin të detyrave – punimeve ;
Në mënyrë të pavarur punon detyrat e caktuara nga përgjegjësia profesionale për nevoja të sektorit;
Shqyrton dhe vendosë, kërkesat që kanë të bëjnë me realizimin e kontratave që menaxhon.
Koordinon punën me pjesët tjera të institucionit dhe komunikon, sipas nevojës dhe autorizimit , me autoritetet e jashtme;
Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga shefi i sektorit dhe drejtori;
Përgatit raporte periodike dhe vjetore për punët- aktivitetet që i kryen dhe i raporton shefit të sektorit dhe autoritetit që në bazë të kontratave që menaxhon , kërkohet prej tij.
Mbanë evidencë për lëndët – projektet që i pranon dhe i menaxhon ,i përfundon ato dhe i dorëzon për arkivim;

Kushtet:
Diplomë universitare (Fakulteti i makinerisë-termodinamikë, teknikut, arkitekturës)
Minimum tri vite përvoje në punë profesionale;
Njohuri të thellë , të specializuar në fushën profesionale specifike dhe përvojë në fushën e ngrohjes qendrore dhe të klimatizimit;
Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
Shkathtësi në komunikim ,planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (AutoCad, Word, Excel, Power Point );

Data e shpalljes së konkursit : 19.03.2019 deri me dt. 02.04.2019.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër.
Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimet civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.
KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.
Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038/230-900 lokali 10-70.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Monday April 1st, 2019

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?