Republika e Kosovës

Republika Kosovo-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit-Kancelarija Premijera-Office of the Prime Minister

ZYRA E KRYEMINISTRIT  shpall të lirë këtë vend të punës:

Një (1) Zyrtar i lartë për përkthim ( shqip-serbisht-anglisht)

Numri i referencës: ZKM-ZAQ-014

Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e  Udhëheqësit të Divizionit gjuhësor / Drejtorit të ZAQ-së kryen detyrat dhe përgjegjësitë si vijojnë:

1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin e drejtpërdrejtë  për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave, si dhe jep rekomandime për realizimin e këtyre objektivave.

2. Ofron përkthime simultante  në gjuhën shqipe, serbe, angleze dhe anasjelltas, për institucionin  gjatë takimeve të ndryshme.

3. Përkthen shkresat, dokumentet e ndryshme, në veçanti dokumente juridike, letra, shkresa etj. në njërën  nga  gjuhët e  përmendura më lartë, sipas nevojës.

4.  Bën përkthimin me shkrim të materialeve dhe dokumenteve, si: rregulloret, ligjet, broshurat, raportet e  mediave, komunikatat për shtyp, në gjuhën  shqipe, serbe, angleze dhe  anasjelltas, sipas nevojës.

5. Ndihmon në përcaktimin dhe harmonizimin e terminologjisë për shkresat dhe dokumentet e përkthyera, në mënyrë që të arrihet barasvlera e tyre kuptimore, si nga ana gramatikore, po ashtu edhe nga ajo sintaksore.

6. Përgatitë  raporte periodike  për  përkthimet e bëra të të gjitha dokumenteve dhe i dorëzon  te udhëheqësi i drejtpërdrejtë.

7. Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Udhëheqësit të Divizionit gjuhësor.

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në shkenca shoqërore.
  • Kërkohet së paku tri (3) vjet përvojë pune profesionale në fushën e përkthimeve
  • Të jetë në gjendje të përkthejë me gojë (simultan) dhe me shkrim në gjuhët zyrtare dhe  në gjuhën angleze (anasjelltas).
  • Shkathtësi komunikimi,  planifikim  të punës.
  • Aftësi për përmbushje të detyrave  dhe punëve nën presion.
  • Shkathtësi  kompjuterike  të  aplikacioneve  të programeve:  Word, Exel, Power point, internet.
  • Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe të jetë i gatshëm  të punojë me orar fleksibil të punës.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  në organet e shërbimit civil, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse, si vijojnë: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshmia për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshmia e përvojës së punës dhe dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim mund ta gjeni edhe në Web faqen: http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati IV, zyra nr. 406.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës _17/12/2018 deri më datë  31/12 /2018, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?