ZYRA E KRYEMINISTRIT  SHPALL të lirë këtë vend të punës:

ZYRA PËR PUBLIKIMIN E GAZETËS ZYRTARE

Një( 1)  Zyrtar i lartë për përkthim (shqip-turqisht)

Numri i referencës: ZKM-GZK-006

Koeficienti: 8

Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e  Drejtorit të zyrës për publikimin e gazetës zyrtare kryen detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:

  • Bënë përkthimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që publikohen nga Zyra për Publikim, nga gjuha shqipe në gjuhën turke dhe anasjelltas;
  • Bënë lekturimin e të gjitha akteve juridike, dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që dalin nga
  •  Zyra për Publikim, nga gjuha shqipe në gjuhën turke dhe anasjelltas;
  • Në rast nevoje përkthen si simultane për nevoja të zyrës për publikim dhe ZKM-së dhe  interpretojnë tekstet e shkruara nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas;
  • Bënë përkthimin e dokumenteve dhe shkresave të ndryshme që janë në kompetencë të Zyrës për Publikim, sidomos të teksteve juridike, korrespodencën e shkruar nga gjuha shqipe në atë turke dhe anasjelltas;
  • Sipas kërkesës të Drejtorit përgatitë planin e vet vjetor të punës;
  • Përgatitë raporte javore, mujore dhe vjetore për punën e vet të kryer;
  • Kryen edhe punë tjera për ZPGZ që i caktohen nga Drejtori i Zyrës.

 Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Fakulteti i gjuhës dhe letersisë shqipe, turke ;
  • Tri (3) vite përvojë pune profesionale në lekturim, përkthim.
  • Kerkohet njohja e gjuhes turke ( në të folur dhe shkruar);
  • Njohës i mirë i gjuhës shqipe dhe /ose serbe. Njohja e gjuhëve të tjera si anglishtja etj  është përparësi.
  • Të jetë në gjendje të perkthej simulant nga gjuha shqipe-turke dhe anasjelltas.
  • Shkathtësitë kompjuterike, përfshirë njohuritë Windows , Outlook, Microsoft Works/Office, Excel, Internet dhe të krijimit të prezantimeve.
  • Aftësi në të shkruar.
  • Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe të jetë i /e gatshëm  të punojë me orar fleksibil të punës dhe trysni kohe.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Zyra e Kryeministrit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://www.kryeministri-ks.net/; http://www.kryeministri-ks.net/zck/.

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IV, zyra nr. 406.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Për  shkak të  numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës: 17_/12 / 2018 deri me datë  31/12/2018, deri në orën 16:00.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 14 818 dhe 038 200 14 817.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?