Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Administron sistemin e ARBK-së;
  • Mirëmban rrjetin e brendshëm të ARBK-së;
  • Kontrollon aspektet e sigurisë së sistemit TI dhe identifikon nevojat e tanishme dhe të ardhshme për TI, duke bashkëpunuar me strukturat e të gjitha niveleve;
  • Menaxhon me ActiveDirectory ( usersandcomputers) në bashkëpunim me ASHI- në;
  • Menaxhon me File Server të ARBK-së;
  • Planifikon, menaxhon dhe mirëmban aplikacionet tjera që operojnë kryesisht në familjen Windows server si dhe kryen dokumentacionet përkatëse;
  • Rregullisht kontribuon në zhvillimin e koncepteve të reja, teknikave dhe standardeve;
  • Përgjigjet në të gjitha kërkesat e stafit të ARBK-së që kanë të bëjnë me fushën e IT-së, si dhe kryen edhe detyra tjera që kërkohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet për këtë vend të punës:

  • Diplomë universitare: Shkenca Kompjuterike;
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohja e gjuhës angleze( përparësi);
  • Aftësi për punë nën presion dhe fleksibilitet në punë.
  • Certifikata për trajnime profesionale në lëmin e IT-së;
  • Njohuri për programe kompjuterike dhe njohuri për server;
  • Aftësi për rrjedhat e punës dhe procedurat;

Paraqitja e kërkesave

Formularët për aplikim mund të merren në recepcion të MTI-së, ose të tërhiqen nga web faqja e MTI-së, ku është bërë edhe shpallja e konkursit , në adresën www.mti-ks.org dhe dorëzohen në Divizionin e Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune nga ora 8:00 -16:00 deri më: 29/07/2019. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr. tel. 038-200 36-578.

 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?