Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Kontrollon te dhënat e nevojshme për pagesat për të  parandaluar gabimet para  procedimit te shpenzimeve.
  • Kontrollon Kodet ekonomike dhe organizative për shpenzimet e mjeteve buxhetore të përfshira në UOP;
  • Verifikon kompletimin e dokumentacioneve te bashkangjitura  UOP-së te  nevojshëm për procedim, regjistron transaksionet financiare  në SIMFK, duke  krahasuar ID e furnitorit, Llogarinë Bankare  si dhe te dhënat e tjera te nevojshme të përfituesit;
  • Pranon për procedim vetëm dokumentacionin në origjinal dhe krijon kopje  të UOP dhe dokumenteve tjera për OB
  • Krahason të dhënat në SIMFK lidhur me llogarit bankare , ID si dhe te dhënat e nevojshme të përfituesve;
  • Përgjegjës për zbatimin e Rregullave financiare dhe procedurave në fuqi.
  • Mban marrëdhënie të mira me zyrtaret e organizatave buxhetore duke zhvilluar një frymë te shëndosh bashkëpunimi .
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës nga menaxhmenti.

Kualifikim dhe përvoja:

  • Diploma e Universitetit në fushën e Ekonomisë dhe finacave
  • Përvojë profesionale – 2 vjeçare, pas diplomimit.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi analitike dhe shkathtësi komunikuese
  • Njohja e gjuhës angleze (në të shkruar dhe të folur) dhe gjuhëve tjera zyrtare është përparësi.
  • Shkathësi të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike (Word, Excel, Power Point, Access, internet)
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;

Informatë e përgjithshme për kandidatët lidhur me procedurat e konkurrimit

Aplikacionit duhet t`i bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës së punës ( raport nga Trusti i Pensional i Kosoves), nje CV. Për kualifikimet e kerkuara kerkohen dëshmi: çertifikata ose diploma relevante, etj. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (rruga Nëna Terezë p.n.).

Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen: mf.rks-gov.net . Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i X, zyra nr. 1008. Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 34 066.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?