Në bazë të nenit 11 paragrafi 1, nenit 18 paragrafi 1 dhe 3, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës shpallë:

K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA E SHERBIMEVE PUBLIKE, MBROJTJE DHE SHPËTIM
POZITA: Zyrtar i të hyrave financiare – një (1) ekzekutues

KOEFICIENTI: 7
LLOJI I POZITËS: i karrierës
KATEGORIA FUNKSIONALE: Nivel profesional ORARI I PUNËS: 40 orë në javë PËRGJEGJËSIA MBIKËQYRËSE: Jo
MBIKËQYRJA: Udhëheqësit të Sektorit për shërbime publike

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS:
Përgatitë forma standarde për të gjitha shërbimet me pagesë që ofrohën nga institucioni dhe kujdesët që të hyrat të jenë në pajtim me legjislacionin në fuqi;
Autorizon procedimin e të hyrave dhe përgatitjen e kërkesave për transferim të mjeteve përmes MF-së;
Barazon llogaritë e të hyrave në thesar sipas kodeve ekonomike për të gjitha linjat buxhetore që krijojnë të hyra për çdo tremujor të vitit fiskal;
Mban kontakte të rregullta me MF-në dhe bankat komerciale për raportet e të hyrave ditore dhe transferimet në BQK;
Klasifikimin e të hyrave sipas burimeve dhe njësive organizative ku krijohen të hyrat dhe regjistron pagesat në program përkatës të thesarit në SIMFEK;
Përgatit planifikimin e të hyrave në bashkpunim me linjat buxhetore për vitin vijues;
Krahason dhe verifikon çdo pagesë me raportet e specifikuara dhe të regjistruara në Free Balanc;
Kryen edhe detyra tjetëra në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikqyrësi.

Kushtet:
Njohuri të thellë në fushën e të hyrave financiare;
Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
Shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ;
-Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
Diplomë universitare, drejtimi Ekonomik, minimum 2 vite përvojë pune profesionale.

Data e shpalljes së konkursit : 19.03.2019 deri me dt. 02.04.2019.
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e komunës së vjetër.
Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punë dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet e Kosovës”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimet civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr.03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.
KPSHC (Komisioni përzgjedhës i shërbimit civil) duke u bazuar në nenin 25 paragrafi 1 të Rregullores NR. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil, mund të verifikoi me institucionet përkatëse vërtetësinë e të dhënave të sigurta nga kandidatët.
Aplikacionet duhet t’i bashkëngjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, përvojës së punës si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme të kërkuara sipas kushteve të konkursit.
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore, zyra nr. 230, në këtë nr. të telefonit 038/230-900 lokali 10-70.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Monday April 1st, 2019.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?