Duke u bazuar në Ligjin e Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L – 149 dhe në Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës:

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS

SHPALL:

K O N K U R S NR.03/2019

Institucioni:  Gjykata e Apelit e Kosovës

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i teknologjisë informative (IT)

Numri i pozitave: 1

Koeficienti : 7

Raporton tek: Udhëheqësi i Zyrës për shërbime të përbashkëta

Qëllimi i vendit të punës:

Të ofrojë shërbime  të mbështetjes  të teknologjisë  informative  për zyrtarët  e Gjykatës  e Apelit të Kosovës, në përdorimin e teknologjisë në punë , të mbështes stafin me eliminimin e problemeve të shkallës së parë, në përputhje me standardet dhe procedurat

Detyrat kryesore:

1 .Përkrahë të punësuarit në përdorimin e të gjitha aplikacioneve që janë të aprovuara për tu instaluar në KGJK – Gjykata    30%

2. Kryen shërbimet e mirëmbajtjes dhe konfigurimit të kompjuterëve dhe sistemeve operative 15%

3. Eviton problemet e zakonshme gjatë përdorimit të kompjuterëve, përcakton shkakun e problemeve dhe  ndërmerr veprime  korrektuese 15%

4. Këshillon të punësuarit në lidhje me veprimet  që duhet ndërmarrë për ti korrigjuar problemet në përdorimin e kompjuterëve   dhe  aplikacioneve të instaluara 10%

5. U përgjigjet pyetjeve të të punësuarve në lidhje me përdorimin e aplikacioneve zyrtare të aprovuara në KGJK, duke përfshirë ofrimin e përgjigjeve me telefon, email dhe mjete tjera të komunikimit 10%

6. Kryen instalimin e pajisjes, instalimin e pjesëve shtesë dhe ndërrimin e pjesëve brenda pajisjes si dhe instalimin e aplikacioneve  5%

7. Përpilon udhëzues dhe doracakë për përdorimin e pajisjes dhe aplikacioneve në KGJK 5%

8. Ofron trajnime për të punësuar gjatë punës së përditshme si dhe në trajnime të organizuar enkas 5%

9. Kryen detyra dhe kontribuon në realizimin e projekteve të TIK-ut në Krijon dhe mirëmbansistemin e përcjelljes dhe evidencimit të ndërhyrjeve   për shërbimet   e ofruara 5%

10. Kryen çfarëdo detyre tjetër që korrespondon ose mund  të ndihmojë  në kryerjen  e funksioneve të Zyrtarit për mbështetje e që rrisin efikasitetin dhe efektshmërinë e funksioneve tjera të Departamentit  të TIK-ut  5%

Kualifikimet arsimore dhe profesionale:

Diplomë universitare pa përvojë pune në shkenca kompjuterike, elektronike,  telekomunikacion,  ose shkollën e lartë më së paku dy (2) vjet përvojë pune.

Shkathtësitë e kërkuara:

1.Të ketë njohuri në teknologji informative dhe komunikim. 

2.Të njohë mirë administrimin e e rrjeteve VPN-ve.

3. Të ketë aftësi dhe shkathtësi për të eleminuar defektet e ndryshme të rrjetit LAN dhe

4. Të këtë përvojë në ofrimin e trajnimeve bazike nga përdorimi i kompjuterëve.

Për këtë pozitë emërimi është me kohë të pa caktuar.

1. Procedura e konkursit i Jashtëm .

Procedurat zhvillohen duke u bazuar  në  Ligjin  e Shërbimit  Civil të Republikës së Kosovës L. NR. 03/L – 149 dhe në Rregulloren nr.  02/2010 për Procedurat  e Rekrutimit  në Shërbimin  Civil të Republikës së Kosovës.

2. Konkursi është publikuar më dt.23.01 .2019 dhe mbyllet me 06.02.2019, e cila konsiderohet si dita e fundit për aplikim.

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykate e Apelit te Kosovës, ne Pallatin e Drejtësisë –Hajvali ose t’i shkarkoni në webportatiln e gjykatës http://www.gjyqesori-rks.org/.

Shkarko Aplikacionin

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të  barabarta  të  punësimit për të  gjithë shtetasit  e Kosovës dhe  mirëpret  aplikacionet  nga  të  gjithë  personat  e  gjinisë  mashkullore  dhe  femërore  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafin 3 të  Ligjit  Nr.03/L-149  për  Shërbimin  Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacioni pas skadimit të afatit të konkursit nuk pranohen. Për shkak të  numrit të madhe të kërkesave të pranuara vetëmkandidatët e përzgjedhurë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare. Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe  lexueshëm.  Në  aplikacion  duhet  të  shënohen  të  gjitha të dhënat e kërkuara. Duhet të përcaktohet saktësisht vendi dhe pozita për të cilën Aplikacionit duhet t’i  bashkëngjiten  dokumentet  e  nevojshme  për  konkurrim,  siç janë:  kopja  e  diplomës  për  shkollën  e  kryer,  specializimet  e  ndryshme   profesionale, certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime etj.

Në aplikacion duhet të cekni se dokumentacioni i  duhur  gjendet  në dosjet  personale. Nëse në dosjen ju mungon ndonjë dokumentacion e që është i nevojshëm atëherë atë duhet  t’ia bashkëngjitni nji kopje. Nëse aplikacionin nuk nuk e plotësoni atë me shënime të  sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në procedurën e rekrutimit.

Në rast të ndonjë pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni zyrtaren e personelit, tel.038 200 17 540.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?