Komuna e Obiliqit, në mbështetje të dispozitave të nenit 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, bazuar në nenin 8, neni 10 paragrafi 2.3 dhe paragrafi 6, LIGJI Nr.03/L-212 i PUNËS, bazuar në Ligjin Nr. 04/L-077, për Marrëdhëniet e Detyrimeve neni 615, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta me datën 05.09.2018 shpall:

Drejtoria për Infrastrukrurë
Pozita: Zyrtar për Energjetikë
Lokacioni/ vendi i punës: Komuna e Obiliqit,
Koeficienti : 6
Kohëzgjatja e kontratës: me afat të caktuar 6 muaj

-Qëllimi i vendit të punës: Mbikëqyrja dhe sigurimi i ndërtimit të rrjetit elektrik dhe i ndriçimit publik
-Detyrat Kryesore:
1. Harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre objektivave;
2. Analizon dhe vlerëson proceset dhe procedurat brendshme dhe rekomandon ndryshime dhe përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
3. Mbikëqyr ndërtimin e largpërçuesve, ndriçimin publik në qytet, kontrollon dhe vërteton funksionimin e rrjetit të energjisë elektrike dhe ndriçimin publik; .
4. Harton dhe propozon projektet për nevojat e drejtorisë te rrjetit të energjisë elektrike, ndriçimit publik dhe rrjetit telefonik;
5. Merr pjesë në mbikëqyrjen e ndërtimit të kanalizimit kabllor, repetitorëve, antenave etj.;
6. Propozon dhënien e lejeve për trafo dhe korridor të largpërçuesve, në bazë të planit urbanistik; ;
7. Merr pjese në pranimin teknik të punëve të kryera nga lëmi i energjetikës;
8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;
– Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
-Diplomë universitare, elektro energjetike;
– Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme ne lëmin e elektro-energjetikes;
– Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
– Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
– Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
– Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 8 ditë nga data e publikimit.
Dokumentet e pa kompletuara dhe të arritura pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë përmes tabelës së
Shpashpalljeve dhe telefonit. Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabart të punësimit për të
gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplokacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore
dhe femrore nga të gjitha komunitete në Kosovë.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?