Detyrat dhe kryesore:

  • Ofron informata dhe ndihmë për palët;
  • Pranon dhe protokolon kërkesat dhe ankesat për të gjitha skemat pensionale;
  • Bënë regjistrimin e kërkesave të pranuara për pensione nga të gjitha skemat pensionale në bazën e të dhënave të sistemit integrues informative;
  • Kryen të gjitha procedurat që kanë të bëjnë me lajmërimin, suspendimin, riaktivizimin dhe riaplikimin e pensionistëve;
  • Bënë sistemimin dhe arkivimin e dokumentacionit në hapësirat përkatëse;
  • Bënë shpërndarjen e vendimeve për të gjitha skemat pensionale;
  • Përgadit të gjitha raportet e nevojshme nga fushëveprimi i zyrtarit të pensioneve;
  • Kryen punë të tjera adiministrative të ngarkuara nga mbikëqyrësi i tij (udhëheqësi i zyrës së pensioneve.

Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

  • Diplomë universitare në Drejtësi, Ekonomi dhe Shkenca Sociale pa përvoj pune ose Shkollë e lartë me dy(2) vjetë përvojë pune në fushën administrative dhe teknike ;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);
  • Aftësi për punë nën presion dhe si pjesë e ekipit;
  • Gatishmëri për të i’u shërbyer të gjitha komunitetve pa dallim.

Formularët për aplikim merren në divizionin për burime njerzore/MPMS  dhe të plotësuara dorëzohen, çdo ditë pune nga ora 08:00-16:00, adresa: Rruga ”Edit Durham” Nr. 46-Prishtinë, afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së. Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb-faqe http://mpms-gov.net/ 

Aplikacionet e dërguara me postë te cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën ditën e fundit të afatit për aplikim do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditësh. 

Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të  nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues. Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e personelit..

 

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?