Detyrat dhe përgjegjësitë:

Mbështetur në nenin 32.1 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, nëpunësi i Shërbimit të Jashtëm ushtron me ndershmëri dhe korrektësi funksionet dhe detyrat e ngarkuara në përputhje me urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës;
Mbron interesat e shtetit të Kosovës dhe të shtetasve dhe personave juridik të Republikës së Kosovës në shtetin ose shtetin ku është akredituar dhe ushtron funksionet e tij;
Zbaton Rregullat për informacionin e klasifikuar edhe pas largimit nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe siguron ruajtjen e të dhënave dhe informatave që iu janë besuar;
Të pezullojë aktivitetin e tij në një parti, organizatë ose shoqatë politike gjatë periudhës në shërbimin e jashtëm;
Të mbaj në të gjitha rrethanat një qëndrim moral të denjë dhe profesional;
Të mos bëjë deklarata që bien në kundërshtim me qëndrimin e Republikës së Kosovës në marrëdhënie me shtete tjera ose organizata ndërkombëtare;
Të respektoj ligjet dhe rregulloret e shtetit ose të shteteve ku është akredituar dhe të mos përfshihet në veprimtari, të cilat mund të vlerësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit ose të shteteve ku zhvillon veprimtarinë;
Të ushtron veprimtarinë e vet, në përputhje me imunitetet dhe privilegjet që gëzon si anëtar i misionit diplomatik;
Të mos ushtroj në shtetin ose shtetet ku është akredituar veprimtari tregtare ose çdo veprimtari tjetër fitimprurëse për llogari të tij ose të familjes së tij.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

Në pajtim me nenin 19 të Ligjit Nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm, të Republikës së Kosovës, nenin 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2012 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 3/2009 për Procedurat e Emërimit të Kandidatëve për Nёpunёs tё Misionit Diplomatik dhe vendimin e Ministrit të Punëve të Jashtme nr.144/2019, datë 08.03.2019 kandidati, duhet të posedojë:

Të kenë shtetësinë e Kosovës;
Të kenë aftësinë e plotë për të vepruar;
Të mos jenë dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;
Të mos ketë asnjë masë disiplinore të shqiptuar kundër tyre për përjashtim nga puna;
Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore për të kryer detyrën;
Të kenë një kualifikim adekuat profesional;
Të zotërojnë në mënyrë të pranueshme dhe të përshtatshme një gjuhë të huaj për të punuar në shërbimin e jashtëm;
Të kenë kaluar provimin pranues të organizuar nga Ministria, ashtu siç përcaktohet në këtë Udhëzim Administrativ;
Të këtë të paktën dy (2) vite përvojë pune profesionale.

Bazuar në vendimin e Ministrit nr. 144/2019, datë 08.03.2019, për hapjen e konkursit për zyrtar të personelit diplomatik, kandidati preferohet të ketë:

Njohuri të sa më shumë gjuhëve të huaja të pranueshme ndërkombëtarisht, duke përfshirë gjuhët e shteteve të cilave Ministria e Punëve të Jashtme i jep përparësi strategjike;
Njohuri për shtetet apo rajonet, të cilat Ministria e Punëve të Jashtme i vendos në prioritet;
Të ketë përfunduar shkollimin në drejtime përkatëse të cilat në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë lidhen me çështje të diplomacisë dhe të fushëveprimit të nëpunësit në funksione diplomatike;
Të këtë përvojë të punës profesionale në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Dokumentacioni:

Në pajtim me nenin 3, pika 3.4. të Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2012 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 3/2009 pёr Procedurat e Emërimit të Kandidatëve për Nёpunёs tё Misionit Diplomatik, bashkë me flet-aplikacionin, kandidati dorëzon dokumentacionin në vijim:
CV-në në gjuhën shqipe, serbe apo angleze;
Kopjet e diplomave dhe kualifikimeve të tjera akademike dhe profesionale;
Dëshmi nga Qendra për Punë Sociale se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar;
Dëshmi nga gjykata kompetente se kandidati nuk është dënuar për kryerje të veprës penale;
Dëshmi mjekësore se kandidati është në gjendje të mirë për të kryer detyrën.

Kandidatët e përzgjedhur, sistemohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme njërin nga Departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme, deri në plotësimin e kushteve formale për dërgimin e tyre në misione Diplomatike të Republikës së Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve
Formularët zyrtar për aplikim mund të merren në Uebfaqen e Ministrisë ose në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, hyrja, rruga Luan Haradinaj, nr. 32, në Prishtinë.
Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, vërtetimet, referencat etj. të kërkuara, mund të dorëzohen:
Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, dhe
Përmes postës.
Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe i plotësuar gabimisht, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data 12/03/2019, deri më 10/04/2019, në ora 16.00.
Për informata shtesë mund të kontaktoni zyrën e personelit në telefonin: 038 200 77073 dhe 038 200 77118.
Konkursi është i publikuar edhe në Uebfaqen e Ministrisë:së Punëve të Jashtme: www.mfa-ks.net.

Raporto

Report icon 0178065b5e305511a09c5097349c95290c3389a781530832904743d32b19e424

Shkruani në detaje shqetësimin tuaj.


Keni ndonjë problem rreth kësaj shpallje?