The official platform of MEST for occupational orientation, education and career guidance

EN Roli dhe rëndësia e orientimit në karrierë

EN Orientimi në karrierë iu referohet shërbimeve dhe aktiviteteve që synojnëtë ndihmojnë individët e të gjitha moshave të marrin vendime në lidhje meshkollimin, zgjedhjen e profesionit dhe menaxhimin e karrierës.

EN Duke ditur rëndësinë e këtij procesi, MASHT ka integruar orientimin në karrierë në sistemin arsimor përmes lëndës Jeta dhe Puna. Mësimdhënësit e kësaj lënde janë përgjegjës për kryerjen e aktiviteteve të ndërlidhura me orientimin në karrierës.


EN Plani i MASHT-it për implementimin e orientimit në karrierë

EN Modeli për implementimin e orientimit në karrierë për klasat VI-XII përbëhet nga aktivitetet në vijim:

  • o EN Aktivitetet e bazuara në kornizën kurrikulë;
  • o EN Aktivitetet e ofruara përmes platformës për këshillim dhe orientim në karrierë, Busulla.COM;
  • o EN Aktivitetet të cilat zbatohen përmes qendrave të karrierës.

EN Sipas këtij modeli, komunat kanë konfigurime të cilat dallojnë për komunat e mëdha, mesatare dhe të vogla. Rrjedhimisht, ekzistojnë këto lloje të qendrave të karrierës:

  • o EN Qendra e karrierës në nivel komunal (komunat e mëdha);
  • o EN Qendra e karrierës në shkollë (komunat mesatare);
  • o EN Qendra e karrierës në zyrat e punësimit.

EN Aktivitetet për orientim në karrierë të parapara në lëndën Jeta dhe Puna

EN Përmes aktiviteteve të kësaj fushe kurrikulare nxënësit zbulojnë mundësitë e karrierës, me qëllim vendimmarrjeje për shkollimin e mëtejmë në përcaktimin e profesionit. Disa nga aktivitetet kryesore të mbështetura nga mësimdhënësit e lëndës janë:

  • o EN Vlerësimi real i vetvetes dhe shfrytëzimi i rezultateve për të ndërtuar vetëbesim dhe perceptim pozitiv për vetveten;
  • o EN Administrimi i formave të ndryshme për vlerësim të shokëve dhe shoqeve të klasës;
  • o EN Vizita të prindërve në shkollë;
  • o EN Takime me profesionistë të fushave të ndryshme;
  • o EN Takime me të diplomuarit e shkollave përkatëse;
  • o EN Ndërlidhja e të mësuarit me karrierën;
  • o EN Përgatitje për intervistë pune;
  • o EN Identifikimi i burimeve të mundshme për të gjetur punë.

EN Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë e mësimdhënësve të fushës Jeta dhe Puna për t’i përmbushur me sukses këto aktivitete janë:

  • o EN Përzgjedhja e përmbajtjes së programeve mësimore dhe aktiviteteve tjera gjegjëse;
  • o EN Inkurajimi i nxënësve që të jenë sa më mendje hapur ndaj sfidave dhe mundësive të ndryshme;
  • o EN Puna ekipore me mësimdhënësit tjerë me qëllim të këmbimit të përvojave;
  • o EN Vlerësimi i progresit të vazhdueshëm të nxënësve dhe arritjeve të tyre gjatë vitit shkollor;
  • o EN Mbështetja e vazhdueshme për nxënësit që hasin vështirësi në të mësuar;
  • o EN Bashkëpunimi me prindër për të siguruar angazhimin e tyre ndaj përparimit të fëmijës.

EN Roli i portalit Busulla.COM në realizimin e këtyre objektivave

EN Platforma elektronike për këshillim dhe orientim në karrierë, Busulla.COM shërben për qasje në të dhëna dhe realizim të aktiviteteve të lartcekura. Prandaj, kjo platformë është mekanizëm në dispozicion të mësimdhënësve për të jetësuar aktivitetet dhe për të përmbushur përgjegjësitë e tyre. Portali shërben si vendtakim për të gjithë nxënësit dhe studentët në mes vete dhe me punëdhënësit. Po ashtu, Busulla.COM lehtëson punën e mësimdhënësve duke iu ofruar atyre qasje në një numër të madh të temave për orientim në karrierë dhe në listën e të gjitha shkollave/fakulteteve dhe profesioneve.

EN Këshillimit dhe orientimit në karrierë përbëhet nga 5 hapa dhe Busulla.COM ofron mbështetje të plotë të këtij procesi. Ndërlidhja e portalit me secilin hap të këtij procesi është ilustruar përmes figurës në vijim:

O*NET in-it

This page includes information from O*NET OnLine by the U.S. Department of Labor, Employment and Training Administration (USDOL/ETA). Used under the CC BY 4.0 license. O*NET® is a trademark of USDOL/ETA. SmartBits GmbH has modified all or some of this information. USDOL/ETA has not approved, endorsed, or tested these modifications.